E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi ‘vlerëson’ tryezën për Reformën Zgjedhore: Paska ecur goxha
Publik News

Patozi ‘vlerëson’ tryezën për Reformën Zgjedhore: Paska ecur goxha

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ironizon “arritjet” e tryezës për Reformën Zgjedhore.

Një nga pikat që po diskutojnë përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, është mbajtja e zgjedhjeve para verës, në muajt Prill – Maj ose në vjeshtë në Tetor-Nëntor. Patozi ironizon diskutimet mes aktorëve politikë duke thënë se Reforma ka ecur goxha përpara dhe është vendosur që zgjedhjet të bëhen në Tetor meqë në verë është vapë e madhe.

“Lajme shumë të mira sot. Paska ecur goxha përpara reforma. Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës”, shkruan kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.