E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pazar me Ramën për Territorialen?
Lajme

Pazar me Ramën për Territorialen?

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Territoriale ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat Oerd Bylykbashi se po bën Pazar me socialistët.

1

Ajo thotë se në komision përfaqëson Partinë Demokratike ndërsa thekson se i ka ftuar kolegët të bashkëpunojnë por ata kanë refuzuar.

E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë.  Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit

Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjeter. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral.

Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.

As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar.

E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë.  Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.