E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
Lajme

PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Ka shkuar në tre numri i koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit.

Pas koalicionit të Dashamir Shehit me partinë e Alibeajt dhe aleancës së Nismës Thurje me Shqipëria Bëhet, Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit të saj me 26 parti.

Koalicioni quhet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD – ASHM).

PD do tu japë aleatëve 8 vende në listat e mbyllura. Në limitet kohore, demokratët kanë arritur të bindin edhe Shpëtim Idrizin i cili do të marrë vetëm një vend në listë të sigurtë, megjithëse kërkonte dy mandate deputetësh. 4 vende i ka PL, një Mediu, një Duka dhe një Dule.

Në deklaratën e partive thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë. Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në cdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.

3 koalicione në 11 maj/ Berisha aleancë me 25 parti, u jep 8 vende

3 koalicione në 11 maj/ Berisha aleancë me 25 parti, u jep 8 vende

3 koalicione në 11 maj/ Berisha aleancë me 25 parti, u jep 8 vende

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.