E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Arrestimi i Beqajt, i porositur nga Veliaj
Lajme

PD: Arrestimi i Beqajt, i porositur nga Veliaj

Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

E përfaqësuar nga ish-deputeti Klevis Balliu, PD pretendon se arrestimi i Beqajt është një lajm me porosi nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliiaj.

Sipas PD-së, lajmin e Beqajt e kanë shpërndarë në mënyrë të rrufeshme mediat nën diktatin e Veliajt, për të shpëtuar kryebashkiakun e Tiranës.

Deklarata e plotë:

Në një lajm që duket si me porosi nga Veliaj u arrestua Ilir Beqaj, hajduti më i favorizuar i Edi Ramës. Beqaj është hajduti i parë 2 metra që arrestohet ndër ish-ministrat duke shërbyer si haraç për 2 metroshin tjetër në qeveri dhe kryejajdutin e Bashkisë.

Arresti i Beqajt vërteton se drejtësia me regji që opozita paralajmëron është realitet.

Falë këmbënguljes provave dhe presionit nga jashtë Beqaj është arrestuar sot për abuzimin me fondet e taksapaguesve europian.

Ndërkohë që për paratë e qytetarëve shqiptarë ka drejtësi për koncesionet e shëndetsisë si sterilizimi, Beqaj merr amnisti.

Kjo, jo për dashuri ndaj Beqajt por sepse nëse hetohen koncesionet qindra- miliona euroshe të shëndetësisë nga sterilizimi tek laboratorët aty Beqaj del i fundit pasi shefi dhe i pari është Edi Rama.

Spak nuk heton dot, nuk arreston dot, për paratë që i vidhen qytetarëve shqiptarë sepse i duhet të arrestoje shefin e vet, Edi Ramën.

Ndërkaq këtë lajm e kanë shpërndarë në mënyrë të rrufeshme mediat nën diktatin e Veliajt i cili shpreson se me arrestimin e Beqajt mund të shpëtojë kokën e vet.

Kjo s’do të ndodhë sepse opozita nuk do të tërhiqet kurrë nga lufta për drejtësi, për shtet ligjor.

Që të shpëtojmë nga hajdutet 2 metra dhe nga pylli orbital i vjedhjeve, nesër në ora 11:00 para Bashkisë. Të bashkuar në betejë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.