E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Asnjë taksë për puset e ujit që përdorin familjet në fshat dhe qytet
Lajme

PD: Asnjë taksë për puset e ujit që përdorin familjet në fshat dhe qytet

Deputeti demokrat Endri Hasa depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet në fshat dhe qytet, që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë.

Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.

Për të penguar arbitraritetin e qeverisë, deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Ministrisë së Bujqësisë i mungojnë të dhënat e familjeve që përdorin puset për këto qëllime, por sipas të dhënave të INSTAT për ata që jetojnë në fshat, janë rreth 300 mijë familje përfituese nga nisma e Partisë Demokratike, nëse ajo do të pranohet nga qeveria.

Deputeti Endri Hasa propozoi gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit, të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.