E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD bojkotoi sot Komisionin e Integrimit.: Nuk ka integrim duke goditur opozitën
Lajme

PD bojkotoi sot Komisionin e Integrimit.: Nuk ka integrim duke goditur opozitën

Vetëm 2 deputetë, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë, ndërsa deputetët e tjerë nuk janë pranishëm.

Kryetarja e komisionit, Tabaku, deklaroi: “Ne nuk mund të kemi një Shqipëri perëndimore dhe një proces integrimi me në qendër qytetarët kur mungon demokracia, sundimi i ligjit, reformat në shtetin ligjor dhe mbrojtje politike ndaj anëtarëve të mazhorancës, ndërsa goditet politikisht opozita duke e sulmuar dhe eklipsuar padrejtësisht dhe pandershmërisht atë”.

Kurse deputeti Edi Paloka njoftoi arsyet përse PD kishte ndërmarrë nismën e re të saj. Paloka kujtoi se ata nuk janë kundër procesit të integrimit, por se ishin para një narkoshteti. Paloka sulmoi hapur edhe drejtësinë e re si shkaktare të situatës politike të fundit, duke iu referuar burgosjes së liderëve të opozitës.

“Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së. Për fat të keq nuk plotëson asnjë nga kriteret e BE aktualisht që flasim, kur pritet edhe hapja e negociatave. Reforma elektorale, kushtet e të cilës prej 11 vitesh nuk plotësohen dhe regjimi nuk lejon zgjedhjet e barabarta në Shqipëri, edhe pse i kërkon OSBE-ODIHR”, tha deputeti demokrat.

“Kjo drejtësi është e kapur dhe në duart e Edi Ramës. Sot në prag të zgjedhjeve, të gjithë krerët e partive opozitare janë nën arrest, persekutim apo në çështje penale nga kjo drejtësi e reformuar. Fredi Beleri u arrestua dhe u burgos dhe u zgjodh eurodeputet duke qenë në burg. Një tjetër koleg i yni dy ditë më parë (Ervin Salianji), po si Fredi Beleri, pa dëshmitarë e prova u çua në burg”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.