E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD cakton emrat që do të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore
Publik News

PD cakton emrat që do të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore

Opozita ka propozuar emrat që do të marrin pjesë në komisionin e posaçëm që do të marrin pjesë në hartimin e reformës zgjedhore, komision i cili pritet të zhvillojë mbledhjen paraditen e së enjtes rreth orës 09:00.

PD-selia1-rama

 

Kështu, nga radhët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë ish-deputetë dhe numri dy i partisë, konkretisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani, të gjithë me profesion juristë.

Krahas PD-së, edhe partitë e tjera të opozitës do të kenë përfaqësuesit e tyre, ku LSI do të ketë tre përfaqësues, PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi bëri me dije se, opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

 “Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

Hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore është vënë kusht nga Bundestagu gjerman në listën e 9 kushteve të publikuara në shtator, të cilët do të shoqëroheshin me hapjen e negociatave, proces i cili u bllokua nga Franca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.