E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD çon në Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore
Lajme

PD çon në Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Kërkesa është firmosur nga 33 deputetë të opozitës.

Deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetuese stë jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.

“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.

Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit dhe dekretimit nga presidenti Begaj, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin.

Sipas Bardhit, hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.