PD denoncon: Maskat e shpërndara për stafin mjekësor kanë skaduar në 2011
Përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës me koronavirus, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia po inspektojnë masat e marra në Qendrën Shëndetësore të Kamzës.
Në një deklaratë për mediat, Bardhi ka denoncuar atë që e quajti aferë kriminale nga Ministria e Shëndetësisë, sa i përket shpërndarjes së maskave për stafin mjekësor.
Bardhi tha se kutitë që janë shpërndarë maskat kanë një pullë tjetër përsipër që nuk e lejon parjen e datës së skadencës dhe kur e heq, shihet se kutia mban datën e skadencës 20 dhjetor 2011.
“Nga datat 28 dhe sot kemi marrë denoncime të shumta se nga këto maska mjekët dhe stafi shëndetësor kanë patur irritim në fytyrë. Madje problemet kanë shkuar deri në probleme me frymëmarrjen.
Por pasi e verifikuam situatën pamë u gjendëm përballë një fakti skandaloz. Këto kuti që kanë pajisur mjekët me maska kanë një pullë dhe nëse pullën data e skandencës është 20 dhjetor 2011.
Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor”,deklaroi Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet për krimin shtetëror të shpërndarjes së maskave të skaduara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



