E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD denoncon portalin : Përhapin ‘fake news’
Publik News

PD denoncon portalin : Përhapin ‘fake news’

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të portalit Dosja.al, ku deklaronte se kryedemokrati Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por qeveria e ka aktivizuar që në dhjetor.

Përmes një deklarate për mediat, PD sqaron se kërkesa është për të shpallur gjendjen në të gjithë territorin e Shqipërisë, jo vetëm në tre bashki, siç është sot.

Sipas PD, Dosja.al ka refuzuar ta saktësonte lajmin e rremë, që kënaqin përkohësiht porositësit e tyre.

PD bën thirrje mediave të tjera të mos i referohen këtij lajmi të pavërtetë.

Deklarata e plotë:

Portali Dosja.al ka keqinformuar sot qellimisht opinionin publik per kerkesen e kryetarit te opozites Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore. Megjithe qartesine e deklarates se lerkesa eshte per ta shpallur gjendjen ne te gjithe territorin e Shqiperise, jo vetem ne 3 bashki, siç eshte sot, Dosja. al refuzoi te saktesonte lajmin e rreme. Lajmet qellimisht te rreme mund te kenaqin perkohesisht porositesit e tyre, por ato nuk ndihmojne opinionin publik per t’u perballur me situaten shqetesuse te krijuar nga perhapja e COVID 19.  PD fton mediat te mos i referohen ketij lajmi te pavertete te Dosja.al dhe i inkurajon te gjithe gazetaret te informojne me vertetesi, pavaresisht veshtiresive me te cilat perballen!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.