PD depoziton në Kuvend amendamentet kushtetuese/ Basha: Vetting politikanëve nga SPAK
“Politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit”, Basha për amendamentet kushtetuese: Duhet patjetër të kenë konsensus, çdo alibi nxjerr zbuluar
Në bashkëbisedimin me mediat, ku njoftoi depozitimin në kuvend të amendamenteve për ndryshime kushtetuese, Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi konsus politik për miratimin e tyre.
“Për ta bërë këtë Shqipëria disponon instrumente ligjore, si ligji antimafia, ajo që kërkohet është vullneti politik. Edhe nëse masakra e 25 prillit s’do kishte ndodhur dhe PD do ishte në qeverisje të vendit, nuk kam dyshim se do nuk do i kishim votat për ta miratuar. Ndryshime të tilla kushtetuese duhet patjetër të kenë konsensus. Është interes i shqiptarëve, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit. Kanë futur në politikë, llumin e shoqërisë krimin e organizuar, kanë shkatërruar konkurencën në kurriz të sipërmarrësve të ndershëm.
Pra, kush e sheh si një ekspeditë ndëshkimore ndaj krimit të organizuar e ka gabim. Meritojnë ekspeditë ndëshkimore, por ne jemi opozita e vendit, kemi detyrimin moral e politik që këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës deri në Konispol ta përkthejm në vullnet politik për të ndryshuar. Ndaj palës tjetër i lind detyrimi të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto ndryshime i mbyllin derën tranzicionit. Cdo alibi nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.
Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj pjese politike. Ndryshimi ka qenë kryefjale e fushatës tonë, s ka masakër që na heq nga ndryshimi, do të bëhet me cdo kosto. Cdo politikan që nuk justifikon dot pasurinë e vet, të familjes apo ortakëve duhet të largohet nga politika dhe ky mekanizëm i largon nga politika.
Ky është një zotim i yni, një interes kombëtar. Nuk ka socialist të ndershëm mos më japë të drejtë, kur numëron kacidhet në fund të muajit. Për të mos folur për demokratët me këtë qeveri, po edhe në raport me llumin e qeverisë tonë. Edhe në kemi patur llumin tonë. Llumi i tranzionit janë njerëz që abuzojnë nga besimi i partisë së tyre, dhe janë këto abuzime të pandëshkuara që na kanë sjellë në këtë pikë.” u shpreh Basha.
TIRANË – Basha propozon që të kthehen komunat apo bashkitë rurale, vetting të politikanëve nga SPAK si dhe reformë zgjedhore.
“Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë. Këto tre çështje kanë të bëjnë me reformën zgjedhore përfshirë të gjitha aspektet e saj, çështje të sistemit dhe garanci që do tu jepen shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë përsëri një arenë për krimin e organizuar dhe as një fushë veprimi për sigurimin e ri të shtetit, patronazhistët e PS, që bashkë me kreun e tyre i pret belaja në gjithë aspektet ligjore.
Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve.
Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor. SPAK të fusë në sitë rreth 200 politikanë”, tha Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



