PD e Bashës kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn për aferën e inceneratorëve
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së “vulës”, Rezart Kthupi, ka dorëzuar sot në SPAK, padinë e e paralajmëruar për çështjen e inceneratorëve, ku akuzohet kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ashtu siç edhe paralajmëroi Lulzim Basha për padi, PD-ja e “vulës” akuzon Ramën dhe Veliajn për 7 vepra penale.
Në lidhje me padinë foli deputetja e PD-së, Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.
Akuzat:
1- “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal,
2- “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248,
3- “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258,
4- “Korrupsioni pasiv i peronave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259,
5- “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendore” i parashikuar nga neni 260,
6- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,
7- të kryera në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



