E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD hedh poshtë pretendimet: Ja e vërteta pse kryedemokrati u ndodh në të njëjtin vend me zyrtarët socialistë
Politikë

PD hedh poshtë pretendimet: Ja e vërteta pse kryedemokrati u ndodh në të njëjtin vend me zyrtarët socialistë

Partia Demokratike, ka reaguar për një lajm të publikuar në media ku aludohej për zbulimin e një “takim” mes Kryedemokratit Lulzim Basha, kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në hotelin “Prestige”.

Demokratët e kanë hedhur poshtë këtë lajm, teksa shprehen se është një tjetër shpifje e ish-kryeministrit Sali Berisha përmes mediave.

PD sqaron se kryedemokrati Lulzim Basha, ishte për ngushëllim në familjen e Presidentit të “Prestige”, Irfan Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Postimi i PD-së

Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë. Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.