PD i përgjigjet avokatit të Begos: Me propagandë bajate, s’mbulohet e vërteta
Partia Demokratike i është përgjigjur avokatit të Edmond Begos, cili i cilësoi akuzat ndaj klientit të tij, se ka marrë mbi 14 milionë euro tendera publikë, si “flluskë sapuni, duke shtuar se nëse opozita ka fakte, le të përballet në Prokurori.
Ish-deputeti Endri Hasa, nëpërmjet një statusi në facebook, ka hedhur akuza në drejtim të numrit 2 të PS, Taulant Balla, ndërsa shkruan se Bego i ka marrë paratë përmes miqësisë me të.

Postimi i plotë:
Ish-deputeti Endri Hasa i përgjigjet avokatit të Edmond Begos: Taulant Balla mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksove e ta mbrojë vetë Begon
Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme.
- A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?
- A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?
Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!
Në një lidhje telefonike për “News24”, avokati Ardian Leka paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke thënë se Prokuroria i ka verifikuar të gjitha pasuritë dhe aktivitetin e Begos dhe nuk ka zbuluar asgjë, nga ato që thotë PD.

Më tej, ai i bëri thirrje ish-deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili denoncoi sot Begon, që të “merret me njerëzit e tij të dënuar në Gjermani”, pa dhënë më shumë detaje.
PD ka akuzuar klientin tuaj si trafikant, që ka marrë nga qeveria tendera … a keni një koment?
E dëgjova deklaratën e PD mbi ligjin anti-KÇK, ata kanë mungesë vizioni. Nëse për PD është shqetësim veprimtaria e Begos, mund të shkojnë në Prokurori dhe të marrin përgjigje.
Është verifikuar pasuria dhe aktiviteti i Begos, tre herë, pas akuzave të PD. Si duket PD dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë me çfarë të merren dhe godasin Begon. Në asnjë rast, Edmond Bego dhe shoqëria që ai përfaqëson nuk ka asnjë tender të marrë nga ana e bizneseve, akuzat janë flluskë sapuni, verifikimet janë bërë nga Prokuroria dhe nuk ka rezultuar asgjë. Alibeaj duhet të ketë parasysh dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Gjermani dhe që i ka njerëz të vetët, meqë ka merak ligjin anti-KÇK. Ai po sulmon tjerët për të mbrojtur njerëzit e vetë. Megjithatë, PD është e hapur t’i drejtohet drejtësisë për të gjitha pasuritë e Begës. Kjo është një politikë që nuk përballohet më, nuk mund të vazhdohet kështu.
Bashkë me Veliajn ndryshuan rrjedhën e Lanës…
Drejtimi i rrugës së Lanës ka filluar që në kohën e Enver Hoxhës, se nuk ka qenë aq e drejtë sa është sot. A ka gjë konkrete ky njeriu dhe nëse ka konkrete i drejtohet Prokurorisë. Ai i ka të gjitha instrumentet për t’u përballur me Begën. Ne do ta ndjekim këtë punë, se nuk mund të përballojmë më, që PD të përmendë emrin e Begës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



