E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD-ja  merr vendim: Nuk do te kete bojkot te Kuvendit te Shqiperise deri me 28 Qershor
Politikë

PD-ja merr vendim: Nuk do te kete bojkot te Kuvendit te Shqiperise deri me 28 Qershor

Pas debatesh, PD-ja ka marre sot vendimin perfundimtar se nuk do te kete bojkot te Kuvendit te Shqiperise.

Vendimi u mor ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PD-se, qe nisi punimet ne oren 12:00.

Kryefjala e debatit mes deputeteve ishte “bojkoti i parlamentit ose jo”. Flamur Noka gjatë fjalës së tij është shprehur se “PD duhet të shkëputet nga Parlamenti”.

“Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës i dhamë kohën e duhur për çështjen Xhafaj. Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Duhet të shkëputemi nga ky parlament”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Klevis Balliu është shprehur se “Qytetarët u kërkojnë të mos jemi në parlament”.

PD-selia1

Por, ne fund te diskutimeve, edhe pas shqyrtimit te propozimeve nga ana e demokrateve qe kerkuan bojkot, u vendos te mos ndodhe nje gje e tille.

PD ka vendosur te vazhdoje protestat per doreheqjen e Xhafajt dhe kunder asaj qe e quan Qeveri e krimit deri me daten 28 qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.