PD kallëzim në SPAK për kryebashkiakun socialist Armando Subashi
Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka treguar sot se PD do te depozitoje kallezim penal ne SPAK per kreun e Bashkise se Fierit, Armando Subashi, ne lidhje me skandalin e inceneratoreve.
“Për t’ju dhënë fakte e prova për Bashkinë Fier lidhur me atë cfarë kryetari Armando Subashi administrata ka në gjykimin tonë ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të cilat ne pas denoncimeve këtu ne do i drejtohemi SPAK me kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Fierit. Ju keni pare deshmi e prova ne komisionin hetimor, keni ndjekur deshmine e kryetarit te Bashkise Fier. Shkresat e faktet tregojne qarte ate qe ne besojme qe ka konsumuar si veper penale Subashi. Eshte rast flagrant si miliona euro te vena ne dispizicion sapo lidhet kontrata mes ministrise se Mjedisit e koncesionarit miliona euro shkojnene buxhetin e koncesionarit”, tha Cupi ne konferencen per mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



