E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Kandidati për në KLGJ Altin Hazizi i dënuar dy herë nga gjykata
Lajme

PD: Kandidati për në KLGJ Altin Hazizi i dënuar dy herë nga gjykata

Partia Demokratike kundërshton anëtarët e rinj të institucioneve kushtetuese, KLGJ dhe KLP që u zgjodhën dje në Kryesinë e Kuvendit. Përmes një konference për mediat mesditën e sotme, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi dhanë arsyet se pse janë kundër 10 kandidateve.

“10 personat jo vetem janë të afert me kryeministrin Rama, por me probleme te renda me ligjin dhe Kushtetuten”, u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, procesi eshte i delegjitimuar dhe parlamenti nuk mund te miratoje kete liste me emra.

“Disa nga këta kandidatë jane te skualifikuar nga ONM. Altin Hazizaj rezulton i dënuar 2 here me vendim penal të formës së prerë për një vepër penal. Shkeljet ligjore dhe kushtetuese per kriteret e kandidateve e bejne listen te pavlefshme”, u shpreh Gazmend Bardhi.

“Kandidati Sokol Lamaj nuk ka vertetimin per shlyerjen e detyrimeve tatimore, qe eshte shkelje flagrante per kriteret e kandidateve qe vijne nga avokatia. Ndaj tij jane marre masa administrative per mospagesen e rregullt te tatimeve. Ky eshte kriter ndalues per kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listen”, tha me tej ai.

“ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qene i perfshire ne nivele te larta politike, cka ligji e ndalon. Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk ploteson kriterin e angazhimit ne shoqerine civile ne 5 vitet e fundit. Platforma e ketij kandidati eshte plagjiature e nje kandidati tjeter. (Plarent Ndreca). ONM thote se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat, u shpreh me tej juristi i PD, Gazmend Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.