E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kërkon hetim nga Prokuroria: Ja si u shkatërrua nga tërmeti shkolla në Sukth
Publik News

PD kërkon hetim nga Prokuroria: Ja si u shkatërrua nga tërmeti shkolla në Sukth

Pas shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, Partia Demokratike denoncoi atë që po ndodh me shkollën e Mesme të Bashkuar “Ismet Nanushi”, në Sukth, pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi panë nga afër dëmtimet e rënda të shkollës së rikonstruktuar 1 vit më parë. Shkollës i është vënë kryqi i verdhë, duke treguar rrezikshmëri të lartë.

“Shkolla është rikonstruktuar para një viti me një fond rreth 70 milionë lekë, por për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, është dëmtuar rëndë. Nuk ka as informacion cila është firma që ka bërë punimet dhe as kush e ka marrë në dorëzim, bashkia apo drejtuesit e shkollës. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë orarit të mësimit dhe jo në 4 të mëngjesit, do të kishte bërë një masakër të fëmijëve të Sukthit. “ – u shpreh Gent Strazimiri.

Në emër të Partisë Demokratike, Strazimiri kërkoi nisjen e hetimeve për të çuar para drejtësisë këdo që, për të vjedhur, ka vënë në rrezik, jetën e fëmijëve në shkollën “Ismet Nanushi” në Sukth.

“Mendoj që është një rast flagrant i abuzimit financiar, një rast flagrant i përqeshjes me jetët e njerëzve, edhe në keq akoma, me jetët e fëmijëve. Prokuroria duhet të konsiderojë nisjen e një hetimi për të gjetur autorët e kësaj grabitjeje, që, nëse nuk do t’i kishte ruajtur Zoti, do të kishte sjellë tragjedi për fëmijët.”- tha Gent Strazimiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.