PD kërkon shkarkimin e dekanit dhe zëvendësdekanit të Drejtësisë, zbulohet arsyeja
PD përmes deputetit të saj Genc Strazimiri kërkon shkarkimin e zëvendësdekanit dhe dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.
Sipas PD-së ata janë njerëz të PS-së, sa kohë që iu kërkojnë studentëve artikuj analitik për revistën “Politicus” të Fondacionit “Qemal Stafa”.
“Universiteti i Drejtësisë është kthyer në një vend reklamimi për Fondacionin Qemal Stafa të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Studentët ftohen të marrin pjesë në një konkurs politik.
PD bën thirrje për shkarkimin e zëvendësdekanit të Drejtësisë Erjon Muharremaj, dhe shefin e tij.”, u shpreh Srazimiri.
PRECEDENTI:
Referuar emaile-ve që kanë mbërritur në adresat e pedadogëve, Erjon Muharremaj, që është zgjedhur përmes shortit me gogla si anëtar i KLGJ-së, një prej institucioneve më të rëndësishme të reformës në Drejtësi, kërkon Ky fondacion funksionon si pjesë e strukturave të PS-së dhe vetëm pak ditë më parë u mblodh nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa për vite me rradhë ai është drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, që sot ndodhet nën hetim nga krimet e rënda si i dyshuar në përfshirjen apo favorizimin e Habilajve në trafikun e drogës.
Ja çfarë i përkohet pedagogëve përmes email-it
Revista politike “POLITICUS”
FONDACIONI “QEMAL STAFA”
THIRRJE PËR ARTIKUJ ANALITIK
“DREJT DREJTËSISË SOCIALE NË SHQIPËRI”
Fondacioni “Qemal Stafa” në kuadër të lancimit të Revistës Politike, “POLITICUS”, hap thirrjen për publikimin e artikujve analitik. Për të inkurajuar reflektimin politik, me anë të kësaj thirrje, mirëpresim kontributin tuaj nën temën “Drejt Drejtësisë Sociale Në Shqipëri”.
Drejtësia sociale është një term që rrjedh nga qëllimi për të patur marrëdhënie shoqërore të rregulluara nga ligji, por mbi të gjitha, “e drejta” të zbatohet nga Institucionet duke i vendosur individët në kushte të barabarta.
Drejtësia Sociale përfshin një gamë të gjërë temash, si për shembull:
- Trajtimi i të dënuarve në burgje;
Alternativat e Politikave Shtrënguese përkundrejt atyre Sociale;
- Drejtësia Penale Për të Miturit;
- Sfidat dhe Perspektivat e Drejtësisë Restauruese në Shqipëri;
- Ofrimi i ndihmës ligjore falas;
- diskriminimi ndaj minoriteteve;
- Koordinimi i dhunës në Familje etj.
Aktualisht një sërë hapash po merren nga Shteti Shqiptar për arritjen e këtij standarti prandaj ajo cfarë pritet nga kjo thirrje është kontributi që mund të ofrohet duke reflektuar mbi drejtimin dhe trajtimin që duhet ti bëhet Drejtësisë Sociale në politikë. Në mënyrë që shteti të hartojë politika sa më të drejta dhe eficente në funksion të këtij qëllimi, idetë dhe opinionet inovatore të akademikëve dhe ekspertëve të fushës duhen promovuar në të gjitha format e mundshme, si një ndihmë dhe vlerë e shtuar për ata që merren me politikbërjen.
Ne mirëpresim propozimet tuaja të cilat hulumtojnë aspekte të ndryshme të “Drejtësisë Sociale në Shqipëri”.
Aplikimet:
Artikujt Analitikë duhet të jenë 1500 deri në 3500 fjalë dhe duhet të dërgohen me email tek adresa fqs.paperproposals@ gmail.com përpara datës 20 Shkurt 2018 ora 23:30.
Të gjitha aplikimet do të kalojnë përmes procesit të shqyrtimit nga Bordi i Redaktimit Shkencor. Vetëm për artikujt të cilët do të aprovohen nga Bordi i Redaktimit, do të vijojnë për publikim.
Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në fqs.paperproposals@gmail. com.
Hulumtimi “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri” synon shkrime origjinale si kontribut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



