E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar,do të zgjidhet ekipi i ri
Lajme

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar,do të zgjidhet ekipi i ri

Partia Demokratike do të mbledhë sot, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga PD bëhet e ditur se në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së dhe Komisionit të Apelimit.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa pritet që vendimmarrja e këtij organi të përcaktojë strukturën kryesore drejtuese të PD-së në vijim.

Kjo mbledhje vjen pas asaj të 1 korrikut, ku Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 anëtarë të Kryesisë së partisë.

Me zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të jetë në krah të Sali Berishës në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike.

Në njoftimin drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, PD falënderoi mbështetësit dhe bëri thirrje për bashkëpunim në punën e përbashkët për organizimin e mëtejshëm të partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.