E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar
Publik News

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kuvendin Kombëtar. Për më shumë se 4 orë, mbi 5000 delegatë të Kuvendit Kombëtar do të votojnë për anëtarët e rinj të Këshillit, organi që ka të drejtën të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të Partisë Demokratike.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Gjithashtu në këtë takim fokus i diskutimit pritet të jetë analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe do të paraqitet për votim raporti përmbledhës me 13 përfundime, që u kalua të enjten nga kryesi.

Gjithashtu ditën e sotme pritet të marrin pëlqimin edhe 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statut.

Kujtojmë se në propozimet e tij Basha kërkoi zgjerim të kryesisë, shtim të sekretariateve, kalimin e kompetencës për të vendosur mbi marrëveshjet politike dhe koalicionet nga Kryesia te Këshilli Kombëtar, teksa ka kërkuar të sanksionohet në statut edhe ngritja e një strukture të re vendore Këshilli Koordinues i Qarkut, i drejtuar nga Drejtuesit Politikë dhe që do të funksionojë me mandat të plotë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.