PD mocion në Kuvend, për skandalin “McGonical”
Partia Demokratike i ka depozituar një kërkesë në Kuvend, për ndryshimin e rendit të ditës sot në seancën parlamentare.
Kërkesa është bërë para pak nisjes së seancës parlamentare.
Ata kanë kërkuar që të ketë një mocion për zhvillimet e fundit, në lidhje me rastin “McGonical” dhe lidhjet tij me kryeministrin Edi Rama.
Kjo kërkesë pritet të mos miratohet sot nga Kuvendi, për shkak të kohës kur është dorëzuar.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do ta rrëzojë këtë kërkesë duke iu referuar rregulloreve, ashtu siç ka ndodhur rastet e kaluara, kur PD apo opozita kanë bërë një lëvizje të tillë.
Rrëzimi i kërkesës, pritet të ngjallë debate dhe reagime të ashpra nga opozita, duke çuar kështu në ndërprerjen e seancës dhe futjes “live” nga rrjetet sociale të Opozitës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



