E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD nxjerr videon dhe akuzon Ramën: I ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë, pastaj u ka vënë rruspat
Lajme

PD nxjerr videon dhe akuzon Ramën: I ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë, pastaj u ka vënë rruspat

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn”, thuhet në postimin në FB të PD-së.

PD i bën thirrje qytetarëve se “duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”.

“Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.