E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD paraqet provat: U deformua vullneti i qytetarëve.
Publik News

PD paraqet provat: U deformua vullneti i qytetarëve.

Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin për kërkesën ankimore të PD-LSI, që kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Ivi Kaso i PD, Ivi Kaso ka paraqitur para Kolegjit provat, që sipas tij qeveria ka ndikuar në procesin zgjedhor duke deformuar vullnetin e qytetarëve.

Sipas Kasos, qeveria në kundërshtim me ligjin ka krijuar favore për persona dhe kategori të ndryshme, duke u rritur rrogat, por edhe duke i dhënë përftime në mënyrë të tjera.

“Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, sic është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Janë vendosur vendime të tjera, akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoruri çdo burim shtetëror dhe benefit.  

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca, nga qeveria për të influencuar në rezultatin është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët.

Qeveria me anë të vendimmarrjeve synon dhe ja arrin në në një masë domethënëse ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor duke ndikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky vullnet u deformua nëpërmjet ndërhyrjeve më arrogantë. Në rastin e Gjirokastërës u mohua një pjesë e mirë e shtetasve, që ishin jo mbështetës së mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nëpunësve civil, arsimtarëve iu kërkua raste konkrete për pjesëmarrje të detyruar në takime elektorale, por edhe lista që variojnë nga 20-30 emra”, u shpreh Kaso ne Kolegjin Zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.