E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD pranë nxënësve të asfiksuar/ Mungojnë mjekët
Lajme

PD pranë nxënësve të asfiksuar/ Mungojnë mjekët

Deputeti i Dibres, Xhemal Gjunkshi ka vizituar mbrëmjen e sotme nxënësit e asfiksuar nga tymi në një shkollë në Shupenzë të Bulqizës.

Gjatë vizitës deputeti Gjunkshi ka konstatuar mungesë të personelit mjekësor në Bulqizë për trajtimin e të shtruarve.

Xhemal Gjunkshi po niset drejt Peshkopisë për qenë pranë nxënësve që po marrin mjekim atje.​

PD-ja lajmëron se : “Duke ndjekur situatën në spitalin e Bulqizës bashkë me Defrim Fikun kryetarin e PD Bulqizë , ku ende vijnë nxënës me simptoma helmimi , këputje gjunjësh dhe marrje mendësh. Është për të ardhur keq se situata në orët e mbrëmjes nuk është vlerësuar . Në spital janë mbi 25 të sëmurë dhe nde vijnë , por për të trajtuar të sëmurët është vetëm një mjeke dhe 2 infermjere. Sot dhe gjithë natën duhej që të ishin në gadishmëri jo vetëm mjekët e Bulqizës por edhe të Peshkopisë e të Matit . I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë të vlerësojë situatën që të mos agravojë më tepër . Të sjellë ekip mjekësor që tju japë ndihmën shëndetësore këtyre fëmijëve që po rikthehen nga 2 apo 3 herë. Falë zotit nuk kemi dëme në jetë njerëzore , tani na takon ne njerëzve të sakrifikojmë deri në përmirësimin e tyre”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.