E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD publikon emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar
Publik News

PD publikon emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar

Partia Demokratike publikon sot emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardh ne nje koference per shtyp ben publike emrat

VIJON

KUVENDI DHE REFERENDUMI

Fundjava që lamë pas ishte një tjetër javë pa pushim për demokratët. Të shtunën pala zyrtare e PD-së organizoi kuvendin kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Në hyrje të ambientit ishin vendosur tavolina me nga tre komisionerë, të cilët bënin verifikimin e delegatëve. Ndërkohë, çdo tavolinë kishte në krah të përcaktuar qarkun dhe degët që verifikonte. Procesi i verifikimit të delegatëve ishte i hapur edhe për mediat.

Gazeta “Panorama” ndoqi një pjesë të konsiderueshme të fazës së verifikimeve. Personat, të cilët vinin pranë tavolinave përkatëse, paraqisnin kartën e demokratit dhe mjetin e identifikimit të lëshuar nga shteti shqiptar. Komisionarët, të cilët kishin para regjistrin e delegatëve për degën përkatëse, gjenin emrin dhe i kërkonin që të nënshkruante përbri emrit të tij. Në regjistër ishte shënuar emër, mbiemër, qarku, por nuk ishte shënuar funksioni i delegatit.

Mbledhja e Kuvendit ishte parashikuar që të niste në orën 11:00, por që për shkak të procesit të verifikimit mbledhja nisi pasi kishte kaluar ora 12:00.

Ndërkohë, në nisje të kuvendit kryetari i çështjeve zgjedhore, Jemin Gjana, tha se kishin ardhur 5004 delegatë ku një pjesë ishin në sallën që ka rreth 2 mijë ulëse dhe pjesa tjetër në hollin e Pallatit të Kongreseve. Numër që u konfirmua edhe nga sekretari i PD-së, Gazment Bardhi. Ndërkohë që sot pritet që të lexohen emrat e delegatëve, të cilët ishin të pranishëm nga sekretari Bardhi dhe zëdhënësja e Partisë, Ina Zhupa.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit të PD-së publikoi shifrat zyrtare të referendumit të mbajtur dje për shkarkimin e Lulzim Bashës. Komisioni i Organizimit dhe i Operacioneve Elektorale pranë PD-së bën me dije se në referendumin e 18 dhjetorit kanë marrë pjesë 43879 anëtarë, ku kanë votuar pro shkarkimit të Bashës 43385 anëtarë. Kundër shkarkimit të Bashës kanë votuar 306 anëtarë, kanë abstenuar 17, ndërsa 171 vota janë konsideruar si të pavlefshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.