E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD publikon emrat e delegatëve në Kuvend, Bardhi: Zgjodhën të ardhmen! Standardi ynë transparenca
Publik News

PD publikon emrat e delegatëve në Kuvend, Bardhi: Zgjodhën të ardhmen! Standardi ynë transparenca

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat deklaroi se standardi i PD është vetëm transparenca.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për t’i shkuar deri në fund do të publikojë listën e plotë të anëtarëve të Kuvendit, ndërsa shtoi se shumica e anëtarëve zgjodhi të ardhmen.

Gjithashtu Bardhi ka publikuar edhe emrat e delegatëve të pranishëm në Kuvend.

“Për këtë rrëmujë të krijuar në PD, standardi ynë ka qenë transparenca për mbështetjen dhe zgjedhjen e së ardhmes. Transparencë e plotë për shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që zgjedhin të ardhmen dhe ka lënë pas të shkuarën. Dhe sot është radha të bëjmë transparencë për anëtarët e kuvendin Kombëtar që këtë të shtunë zgjodhën të ardhmen, opinioni publik është mbushur me sajesa dhe keq informime që bëhen për të mbuluar rrëmujën e krijuar në PD. Ju e mbani mend që kur në këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar. Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve dhe ku nuk iu përgjigjen filluan lajmet e rreme dhe kjo na detyroi të publikonim emrat e çdo anëtari”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.