E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD reagon pas votimit të raportit të Komisionit Hetimor për Presidentin Meta
Publik News

PD reagon pas votimit të raportit të Komisionit Hetimor për Presidentin Meta

Partia Demokratike ka reaguar pasi Parlamenti votoi raportin e Komisionit hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Maxhoranca u terhoq nga qëndrimi i saj, duke paraqitur një raport ndryshe nga opozita e re, nga ku konstatoi  se shkeljet e Presidentit, Ilir Meta “janë të pamjaftueshmëri për të çuar në shkarkimin e tij”.

spaho

 

 

Nënkryetari Edmond Spaho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se “u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit”.

DEKLARATË E PATISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO

Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.