E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD reagon për “rastin e Shkodrës”: Rrëzimi i Edi Ramës, provoi edhe njëherë se kauza e opozitës…
Politikë

PD reagon për “rastin e Shkodrës”: Rrëzimi i Edi Ramës, provoi edhe njëherë se kauza e opozitës…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndërsa ka komentuar dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, shprehet se dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se PD është sot i vetmi institucion që po i bën qëndresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi”.

Bardhi shprehet se shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk ka  mirëqenie, pa larguar nga karrigia kryeministrin Edi Rama.

“Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave”, shprehet ai.

Deklarata e plotë;

“Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfrimoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama udhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.

Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.

Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën.

Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit.

Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave.

Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian.

Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.