E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit: Kryetar kemi Lulzim Bashën
Lajme

PD regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit: Kryetar kemi Lulzim Bashën

Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në shkresën e mëposhtme shihet se PD është kujdesur që ndryshe nga partitë e tjera të dërgojë në tavolinën e Ilirian Celibashit edhe një dokument të themelimit të PD-së në 12 dhjetor 1990.

Në pikën 2 të kësaj shkrese nënvizohet se “kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me adresë “Bulevardi Zhan Dark”, nr 11 Tiranë që është personi i vetëm i autorizuar që të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshmë vendore të datës 6 mars” – thuhet në shkresën që citon më pas edhe një vërtetim të Gjykatës së Tiranës të 24 janarit 2022 të cilin e ka marrë pranë saj për këtë qëllim.

Në krahun tjetër Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk e njeh Bashën si kryetar pasi këmbëngul se ai është shkarkuar me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit të vitit të kaluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.