E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Turp për Ramën që shkel privatësinë! Mosbërja e testeve solli infektimin e çerdheve, spitalet janë kthyer në vatra kryesore
Publik News

PD: Turp për Ramën që shkel privatësinë! Mosbërja e testeve solli infektimin e çerdheve, spitalet janë kthyer në vatra kryesore

Një nga lajmet e ditës së sotme është edhe ai i vëllezërve Budina, të cilët thuhet se janë prekur me Covid-19, mirëpo vetë ata nuk kanë reaguar në lidhje me këtë, për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar.

Sakaq, PD përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa, ka reaguar duke bërë fajtor Ramën, pasi detyroi që njerëzit të ekspozoheshin tek Teatri Kombëtar. Sipas PD-së, publikimi i emrave të vëllezërve Budina është një turp për Ramën, pasi ka shkelur privatësinë e pacientëve.

Gjithashtu PD hedh akuza ndaj qeverisë, duke e bërë fajtore për infektimin e çerdheve apo institucioneve të tjera shtetërore, si dhe shtimin e rasteve.

Reagimi i plotë i PD

TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.