E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!
Politikë

PD: Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!

Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Deputetja e PD Lindita Metaliaj tha se duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij.

Untitled

Ajo tha se përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje. Metaliaj theksoi se Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama.

 

DEKLARATË E PLOTË

Pas zgjedhjeve te vitit të kaluar, vëzhguesit ndërkombëtarë pranuan blerjen e votave, kërcënimin dhe intimidimin e votuesve. Pas daljes në dritë dosjes 339, askush nuk mund ta mohojë këtë.

Përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje.

Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike.

Ky është krim elektoral dhe ky krim elektoral duhet të ndëshkohet! Për bashkëpunimin me krimin e organizuar në Durrës dhe blerjen e votave në shkëmbim të favoreve, Vangjush Dako meriton të shkojë në burg!

Duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij!

Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, por nuk ka për të funksionuar!

Të vërtetat e dosjes 339 për masakrën elektorale dhe pushtetin e blerë përmes bandave nuk mund t’i mbulojnë as kërcënimet e propaganda e Edi Ramës, as heshtja e Vangjush Dakos! Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!​

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.