E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD zgjedh sot kryetarët e 10 degëve të partisë në disa qytete
Publik News

PD zgjedh sot kryetarët e 10 degëve të partisë në disa qytete

Këtë të shtunë do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të Partisë Demokratike.

1

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD, në një njoftim për mediat bën me dije se procesi ka nisur në orën 8 dhe do përfundojë “edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar”.

Kryetarët e degëve do zgjidhen për Kucovën, Skraparin, Elbasanin, Tropojen dhe disa dege ne Tirane.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, dt 16 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 8 degë të PD.

Procesi i votimit do të hapet në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege dhe Qendrat e votimit janë si më poshtë vijon:

PD dega Kuçovë
1. Nerjan Dine Pasho
2. Myslim Isuf Haxhi

PD dega Skrapar
1. Besnik Ali Osmani
2. Hajredin Lahe Bakiasi

PD Dega Elbasan
1. Blendi Ferdinand Himci
2. Eliona Hetem Gremi
3. Elior Flamur Vila
4. Klodiana Ilir Capja
5. Sonila Maksim Daiu

PD Dega Tropojë
1. Besnik Xhafer Dushaj
2. Feride Rexhep Rrahmanaj
3. Ram Bajram Oruci

PD Dega 6 Tiranë
1. Alban Feko Hoxhaj
2. Onelda Gjin Zefi

PD Dega 10
1. Andi Gani Beliu
2. Ilir Halit Stojku
3. Shkëlqim Muharrem Spaho
4. Xhulia Aranit Xhekaj

PD Dega 11 Tiranë
1. Arbër Ded Qehaja
2. Shkëlzen Mark Mustafaj
3. Ahmet Ali Meshi
4. Mërgim Nazmi Hoxha

PD Dega 16 Tiranë
1. Eduard Gani Rexha
2. Ilir Lush Zmalaj
3. Kujtim Veli Kola

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.