PE zbulon si Putini po ndikon në rajon, frikë për skenarë destabilizues
Parlamenti Europian ka dhënë alarmin sa i takon ndikimit rus në Ballkan. Moska ka filluar të trazojë ujërat në rajonin tonë ditët e fundit dhe dëshmia më e qartë ishte vizita e dështuar e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Lidhur me këtë situatë, dy eurodeputetë kanë paraqitur një dokument në Parlamentin Europian, ku ngrenë shqetësimin mbi ndikimin rus në Ballkan.
Russell Martin dhe Stanicek Branislav shprehen se vendet në Ballkanin Perëndimor janë tradicionalisht një fokus i interesave ruse. Sipas tyre, Federata Ruse ka lidhje të forta historike me Ballkanin Perëndimor dhe ka një tërheqje relative për rajonin.
“Zhgënjimi me procedurat e ngadalta të Ballkanit në BE po krijon një hapësirë për lojtarët gjeopolitikë. Të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE, por progresi kohët e fundit u lëkund, pasi vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur negociatat. Për më tepër, lufta ruse ndaj Ukrainës duket se ka nxitur opinionin publik të BE që të hapë negociatat për Ukrainën, por jo për Ballkanin Perëndimor. Tensionet e ndezura etnike, papunësia e lartë, eksodi i rinisë dhe ndryshimet kushtetuese në Bosnje, po krijojnë një mundësi që Rusia të përdorë ndikimin e saj në rajon”, shprehen ata.
Në dokument, eurodeputetët deklarojnë se lidhjet kulturore dhe historike i japin Rusisë një fuqi ndikimi në Ballkan, sidomos mes serbëve. Ata përmendin bashkëpunimin sovjetiko-sllav që në shekullin e 19. Po ashtu tregojnë dhe konfliktin në Kosovë, ku Rusia dënoi bombardimin e NATO.

Rusia hyri në Luftën e Parë Botërore në anën e Serbisë; në konfliktin e Kosovës, ajo dënoi bombardimet e NATO dhe kundërshtoi me vendosmëri pavarësinë e Kosovës. Rusia përdor statusin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke mbështetur Serbinë. Në 1994 dhe 2015, Moska vuri veton ndaj dy rezolutave që dënonin maskarat serbe në Srebrenicë”, theksohet më tej.
Sipas tyre, edhe pse investimet ruse në rajon janë rritur në terma absolutë, ndikimi ekonomik rus në rajon është tkurrur pas sanksioneve ndërkombëtare. Sipas raportit, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja janë shtete që kanë lidhje energjitike me Rusinë. Ndërsa Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk marrin gaz nga Rusia. Po ashtu aty përmendet dhe sulmi që ka nisur Rusia në Ballkan përmes deklaratave dhe mediave.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen gjithashtu me “sulm asimetrik” ndaj demokracisë, të nisur nga mediat ruse. Agjencia e lajmeve Sputnik, ngriti një bazë në Beograd në 2014 dhe mediat përdoren për propagandë.
Aty theksohet se sipas një sondazhi në 2016, 72 për qind e serbëve ishin pro aleancës me rusët. Por një sondazh i vitit 2022 tregon se më shumë se gjysma e serbëve kërkojnë të jenë neutralë.
Më tej jepet alarimi i rrezikut për destbilizim të rajonit. Aty merret i shembull Bosnja, pro theksohets e mund të jetë i rrezikuar i gjithë Ballkani.
“Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim për ndikimin e Rusisë në rajon dhe përpjekjet e saj për të destabilizuar rajonin në tërësi, ashtu edhe vendet individuale brenda tij (për shembull, BiH). Parlamenti është i shqetësuar se investimet ruse në rajon paraqesin rreziqe të larta për korrupsionin dhe kapjen e shtetit. PE i bën thirrje Serbisë që të përafrojë politikën e saj të jashtme BE-në”, thekson raporti.
Në fund theksohet se vetë Komisioni Europian do të angazhohet për të ndalur ndikimin rus në rajon dhe kërkohet përshpejtimi i procesit të negociatave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



