E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedadogu nxjerr bllof Ramën/ Buxheti 2018, zero lekë për Universitetet Publike
Lajme

Pedadogu nxjerr bllof Ramën/ Buxheti 2018, zero lekë për Universitetet Publike

Pedagogu i Univeristetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar buxhetin e shtetit për vitin 2018.

Sipas tij Projekt-Buxheti prej 1 miliard lekësh i parashikuar nga qeveria për vitin 2018 sjell zero lekë për Universitetet Publike.

“Buxheti i shtetit u miratu!!! CONGRATULATIONS!

Cfare sjell ai per Universitetet publike??

0 rritje page per profesoret!

0 para per kerkimin shkencor!

0 para per laburatore!

0 para per praktikat profesionale te studenteve!”

Më tej Vuksani ka thënë se është parashikuar rritja e tatimit mbi të ardhurat deri në 23 % e ekspertizës së pedagogëve, në një kohë kur në Universitete mungojnë gjërat minimale.

“RRITJE TATIMIT MBI TE ARDHURAT DERI 23% E EKSPERTIZES SE PEDAGOGEVE !!!

Skemi nje projektor per te dhene mesim!

Skemi nje fotokopje !

Skemi nje printer!

STUDENTET NXIHEN NGA TE FTOHTIT NE SALLEN E LEKSIONIT”.

Në përfundim pedagogu Vuksani ka ironizuar duke thënë: “RROFTE PARTIA, RROFTE QEVERIA

PO BEJME SHTET

P.s.Ku shkojne parate e buxheti????”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.