E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pedagogët nuk janë paguar për dhjetorin, por heshtin…”
Politikë

“Pedagogët nuk janë paguar për dhjetorin, por heshtin…”

Grida Duma deklaron se për shkak të protestës që kanë zhvilluar studentët dhe e rinisën tashmë pas pushimeve të fundvitit, pagat e pedagogëve për muajin dhjetor nuk janë ndarë, megjithatë, ata nuk flasin.

“Unë jam pedagoge në Universitetin e Tiranës, te Shkencat Sociale. Tani e jashtme, por kam qenë e brendshme prej 15 vitesh. E dini ju që nuk kanë kaluar pagat e pedagogëve në të gjithë Shkencat Sociale? Flas këtu për muajin dhjetor, nuk kanë kaluar pagat. Arsyeja është se, edhe pagat e tyre varen 35 për qind nga tarifat e studentëve, universiteti duhet të mbahet nga tarifat e studentëve. Problemet e studentëve për të paguar tarifën kanë sjellë edhe mungesën e pagave për pedagogët. Asnjëri prej tyre nuk reagon, unë habitesha se përse nuk reagonin ata, por me sa duket qëndrimi i pedagogëve sot është në solidaritet me një çështje më të rëndësishme, që janë vet studentët.

Ata po qëndrojnë në vijën e dytë, për të thënë se pagat e tyre janë më pak të rëndësishme sesa kauza e madhe e studentëve. Sistemi është i tillë, në të cilin vet reforma në Arsimin e Lartë ka shkaktuar katastrofë cilësie e menaxhimi, e çfarë ka prodhuar në fund fare? A mund të imagjinojmë ne, se një universitet publik do të ketë mundësi të menaxhojë me eficencë paratë, njësoj si entitet privat? Kjo është e pamundur. Të gjithë historinë e menaxhimit midis privatit dhe publikut ne e dimë shumë mirë se ku shkon dhe ku anon”, deklaroi Grida Duma ne Top Talk.

E nëse arsyeja në thelb është politike, atëherë kemi të bëjmë me politikbërjen për Arsimin e Lartë. Qeveria thotë se ligji për Arsimin e Lartë nuk do të bjerë, por do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi. A ka opozita, PD-ja konkretisht, një propozim konkret se çfarë u vjen studentëve si alternativë në arsimin e lartë?

“Që në momentin që nisi të hartohej drafti i ligjit, apo Reforma e famshme e Arsimit të Lartë, ne e kemi thënë se do të ishte katastrofa e sistemit universitar. Gjithçka kemi thënë në këto momente është hedhja poshtë e të gjithë paketës së reformës në arsimin e lartë, kalimi te tarifat me përshkallëzim kategorie, midis atyre që nuk kanë fare të ardhura. Çështja është diferenca midis një njeriu, që është në pushtet dhe duhet ta bëjë, e që nuk duhet të jetë njeriu që duhet ta thotë. Nga ana tjetër, nuk mund të thuash pas 5 viteve që do ta bëj sot, sepse u shtrëngova ta bëj. Përgjegjësia mbahet që nuk e ke bërë në kushte normaliteti. Ende edhe sot nuk ka bërë asgjë, buxheti kaloi dhe është gënjeshtër që do të bëhet. Buxheti për arsimin është i njëjti, ose rreth 2.2 milionë dollarë më pak. Nëse flasim për elementë ekonomikë, e gjithë paketa e tarifave dhe subvencioneve që u jepen studentëve shkon në 22 milionë…”, tha Duma.

Por kryeministri ka thënë ndërkohë se nuk është e nevojshme të rishikohet buxheti, sepse zërat financiarë janë brenda këtij buxheti.

“Edhe kjo është gënjeshtër e plotë”, tha më tej Duma.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/pedagoget-nuk-jane-paguar-per-dhjetorin-por-heshtin-613430/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.