E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PEDAGOGU Ergys Mërtiri replikë me gazetarët e Fiksit:U bëtë revolucionarë të gazetarisë psiko-analitike
Publik News

PEDAGOGU Ergys Mërtiri replikë me gazetarët e Fiksit:U bëtë revolucionarë të gazetarisë psiko-analitike

 Ergys Mertiri

Djema të Fiksit! Është mëse e kuptueshme që askush nuk punon pa para, por puna është ta justifikosh rrogën që merr. Jeni një tufë gazetarësh në atë emision dhe reagoni ndaj statusit tim, ndërkohë që duket se as e keni lexuar fare, përderisa shpikni gjëra që nuk i kam përmendur askund. Ju sfidoj të gjeni qoftë edhe një fjalë të vetme në shkrimin tim, që të merret drejtprdrejt apo edhe tërthorazi me pagesën e koncertit! Duket se, përveç aparatit logjik për të kuptuar një shkrim të thjeshtë, keni nevojë edhe për syze!

Por më interesante se kjo është kur Fiksi pohon se, arsyet pse unë kam reaguar në këtë status, vijnë nga zilia ngaqë sheshet e Lali Erit mbushen më shumë sesa ato të opozitës!

Nuk di sesi e zbulon fiksi këtë, por më duhet të them se ky emision ka filluar tashmë të investigojë edhe ndërgjegjen e brendshme të njerëzve, të përgjojë qëllimet e tyre të fshehta dhe motivacionet e brendshme të parrëfyera që ata fshehin në vetvete. Kemi të bëjmë me një risi revolucionarizuese në fushën e gazetarisë: gazetaria investigative e vetëdijes dhe nënvetëdijes së njeriut. Kjo do të thotë se Fiksi është shndërruar në emision psiko-analitik që gjurmon shtigjet e subkoshiencës së atyre që shkruajnë kundër bashkisë! Urime djema!

Përtej Fiksit, më duhet të sqaroj këtu se, të njëjtin reagim, madje shumë herë më impenjativ e kam mbajtur edhe kur, pikërisht Rita Ora, erdhi në Tiranë, në një koncert për 100 vjetorin e pavarësisë. Në atë kohë, në pushtet ishte PD-ja dhe unë kam shkruar një ese me natyrë sociologjike mbi marrëzinë e atyre festimeve: “Çmimi i tortës”. Pa asnjë rezervë kam kritikuar edhe aty qeverisjen e djathtë për spektaklin absurd të festimeve. Përkundrazi, shumë prej atyre që më akuzojnë sot për ziliqar PD-je, janë vetë njerëz që janë indinjuar nga spektakli i festimeve kur në pushtet ishte e djathta.

Me duhet të përmend ndër të tjera se vala e akuzave që është zbrazur ndaj meje gjatë këtyre ditëve nga turmat histerike, thjesht e thellon rrënimin ku gjendet opinioni publik në Shqipëri. Nuk më shqetëson shumë pse këtë rradhë u bëra unë objekt i akuzave, por më shqetëson gjendja mendore e publikut, në çfarë vendi po i rrisim fëmijët!

Nuk është aspak risi të shohësh turma njerëzish që zbrazin mllefe e urrejtje depresive, pa asnjë fill arsyeje, majde në shumicën e rasteve pa lexuar as shkrimin, që shajnë e mallkojnë sikur t’i ketë pickuar gjarpri. Ironikisht, reagimi i tyre vetëm sa konfirmoi atë çfarë kisha identifikuar në status: Turma pa tru “me një paaftësi të thellë për të menduar dhe gjykuar mbi atë që bëjnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.