Pedagogu Ervin Goci: “Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”
Teksa administrata është kthyer në punë që më datë 6 janar, sot që shënon data 10, e premte, edukatorët, mësuesit, pedagogët nuk janë paguar ende.
Me shaka ai shkruan në Facebook: “Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”
Ndërkaq, burime nga ministria e Arsimit thanë se veprimet për mësuesit janë kryer që me datë 6 por sipas tyre ‘ngërçi’ qëndron te bankat që mesa duket nuk kanë përfunduar shpërndarjen e pagave.
Pedagogët mesa duket, duhet të presin ende për pagën e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



