E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogu i Shkencave: Dy arsye se pse nuk e pranojmë rritjen e pagës prej 15%
Publik News

Pedagogu i Shkencave: Dy arsye se pse nuk e pranojmë rritjen e pagës prej 15%

Një prej pedagogëve të Shkencave të Natyrës deklaroi se rritja prej 15% është qesharake, pasi nuk përfshin të gjithë stafin akademik. Në një prononcim për gazetarin e’ ‘News24’ Mario Merhori pedagogu tha se një tjetër arsye se pse nuk pranohet kjo rritje është fakti se rritja kthehet në barrë për studentët.

“Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë ktë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot do të vijohet bojkot, në orën 10 takim dhe më pas do të vendosim.”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër pedagog i këtij fakulteti tha se në salla nuk ka asnjë koleg të tij që bën mësim.

“Di të them se në fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolli sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk ju pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët.”, pohoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.