E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PEDAGOGU I TIRANËS SHKON TË JAPË MËSIM POR E GJEN SALLËN BOSH: ËSHTË PAMJA MË EMOCIONUESE, JA ÇFARË U THASHË STUDENTËVE
Lajme

PEDAGOGU I TIRANËS SHKON TË JAPË MËSIM POR E GJEN SALLËN BOSH: ËSHTË PAMJA MË EMOCIONUESE, JA ÇFARË U THASHË STUDENTËVE

Profesori i Historisë Romeo Hanxhari sot ka përjetuar emocione të mëdha kur ka shkuar në auditor por e ka gjetur sallën e boshatisur.

Studentët nuk janë aty. Ata kanë dalë të protestojnë për tarifat e larta ndërsa profesor Hanxhari nuk e fsheh dot emocionin që i jep një gjë e tillë.

“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. Pikërisht sot natën kam shkruar një artikull që do të dalë në Panorama, lidhur me talljen e b..ës që bën njeriu superior i këtij vendi me cdo kategori qytetarësh.

I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI!”, shkruan Hanxhari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.