E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi flet pas skandalit të kultivimit të  hashashit në zonën ushtarake: Janë pezulluar nga detyra personat përgjegjës për kultivimin e
Politikë

Peleshi flet pas skandalit të kultivimit të hashashit në zonën ushtarake: Janë pezulluar nga detyra personat përgjegjës për kultivimin e

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reguar lidhur me asgjesimin e 125 bimëve kanabis në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.

Peleshi dënon  çdo aktivitet të kundërligjshëm si dhe inkurajon organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

Në fshatin Zall Herr, Tiranë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

U arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit: G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.