E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi  jep tender  të dyshimtë   2 miliardë  për Nazif Bajramin
Lajme

Peleshi jep tender të dyshimtë 2 miliardë për Nazif Bajramin

Niko Peleshi, Ministri aktual i Mbrojtjes, në vend që të mendojë për sigurinë ushtarake të vendit si dhe në rinovimin e ushtrisë, i ka dhënë 2 miliardë lekë Nazif Bajramit në një tender kryekëput të dyshimtë. Si duket Nikos së shkretë i kanë zënë “lesh” sytë dhe nuk sheh përtej parave që biznesmenët i dërgojnë me valixhe për t’i shpallur fitues në tendera me procedura të dyshimta.

Në rastin konkret, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një tender me objekt “Rikonstruksion i objektit (Shtëpia e Ushtarakëve)”, në Bazën Ajrore Kuçovë. Tenderi që mban si numër reference REF-85586-10-27-2023, ka si fond limit vlerën 202,224,866 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por duket se në të vërtetë tenderi është organizuar vetëm që miliardat të përfundojnë në xhepat e Nazif Bajramit, një individi që vetëm në 4 vitet e fundit ka arkëtuar plot 22 milion euro nga thesari i shtetit.

Duke shfletuar dokumentat e kësaj procedure, shihet se të paktën katër firma pjesëmarrëse kanë ofruar shifra më të vogla. Përtej kësaj, një fimë ka ofruar zero lekë, ndonëse ka marrë pjesë. Këto fakte thjesht forcojnë më tej dyshimet se tenderi është realizuar vetëm që të mbushen xhepat e fituesit dhe të Niko Peleshit, ku fituesi dihej që në fillim, para nisjes së procedurës.

Kështu Peleshi ka shpallur fitues bashkimin e firmave BAJRAMI N të Nazif Bajramit dhe COLOMBO themeluar nga Hasan Laba dhe tashmë në pronësi të Diana Laba. Oferta fituese është në vlerën 162,990,982 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

E vetmja pyetje që mbetet pa përgjigje në këtë mes është se sa para kanë futur fituesit në valixhen që ka shkuar direkt e në duart e Peleshit. Ju sa mendoni se ka patur brenda?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.