E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi: Në prag katastrofe, duhet të evakuohen banorët nga…
Lajme

Peleshi: Në prag katastrofe, duhet të evakuohen banorët nga…

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ishte sot në zonën e Vlorës për të parë nga afër gjendjen e lumit Vjosë, i cili shfaqet ndër më problematikët në këto ditë të ngarkuara me reshje.

Përmes një postimi në faqen e tij në FB, Peleshi u ka bërë thirrje banorëve të evakuohen nga zonat përreth lumenjve sepse situata pritet të përkeqësohet.

“Jemi pranë kufijve të vitit 2015, parashikohet një situatë shumë shumë kritike dhe duhet shmangur katastrofa. Vlerësoj momentin për t’ju bërë thirrje gjithë banorëve të zonave pranë lumenjve të evakuohen dhe të largojnë bagëtitë.

Ka nisur evakuimi i bagëtive në Darzeze, por situata do të përkeqësohet. Po mundohemi të mbajmë nën kontroll hidorovoret, energjia është e pandërprerë, por kjo është një situatë e jashtëzakonshme duhet ta pranojmë”, ka thënë Peleshi duke shtuar se tashmë niveli i Vjosës i kaluar 6 metër dhe kemi hyrë në gjendjen kritike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.