E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pelikanët e Prespës të prekur nga gripi H5N1
Lajme

Pelikanët e Prespës të prekur nga gripi H5N1

Ministria e Bujqësisë konfirmon infektimin: Ishte me influencën aviare

Zëvëndësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka njoftuar këtë të martë se krahas prezencës së gripit të shpendëve te pulat është evidentuar dhe një rast i infektimit me influencën aviare te pelikanët.

“Kemi një rast të konfirmuar të Pelikanit në zonën e Prespës. Ju e dini se pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Sa kemi marrë informacionin filloi plani i kontigjencës që parashikon monitorimin e zonës dhe nga kqyrja në terren u zbulua një pelikan i ngrodhur, i cili ishte i infektuar me influencën aviare”, tha Gjeci.

Ndërkohë që në lidhje me tregtimin e mishit të pulës apo vezëve zv.ministrja e Bujqësisë siguroi konsumatorët se produktet në supermarkete janë të sigurta dhe nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, megjithëse shtoi se ka pasur një tërheqje të vezëve nga tregu.

“Është tërhequr te gjitha vezëve nga tregu, megjithëse ne kemi thënë se nuk përbën rrezik. Kemi ndaluar tregtinë e shpendëve të gjallë. Në supermarket është e kontrolluar çdo gjë dhe konsumatori duhet të jetë i qetë”, shtoi ajo.

**
Çfarë është Influenca Aviare?

P: Influenca Aviare (IA) është një sëmundje virale me ngjitshmëri të lartë, që prek një sërë speciesh të shpendëve shtëpiake, si dhe zogjve që mbahen si kafshë shtëpiake dhe atyre të egër në sistemin e frymëmarrjes, tretës dhe/ose atë nervor. Ajo shkaktohet nga Virusi i Influencës i Tipit A. Influenca Aviare njihet ndryshe dhe si “Gripi i Shpendëve”.

Çfarë nënkuptohet me influencë aviare me patogjenicitet të ulët dhe të lartë?

P: Ekzistojnë një sërë shtamesh të viruseve të IA-së që mund të klasifikohen në dy kategori sipas shkallës së sëmundjes që shkaktojnë te shpendët: me patogjenicitet të ulët (LPAI), që zakonisht shkaktojnë pak ose aspak shenja klinike te zogjtë, dhe me patogjenicitet të lartë (HPAI), që mund të shkaktojnë shenja të rënda klinike dhe përqindje të lartë vdekshmërie te zogjtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.