Peqin, vetëplagoset adoleshenti me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit.
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



