E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pêr bankat qê po bêhen biznese familjare
Publik News

Pêr bankat qê po bêhen biznese familjare

Klodian Tomorri/ Fondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se Shqiperise forconi mbikqyrjen dhe kuadrin rregullator sepse peisazhi i sistemit po ndryshon. Pertej kesaj, u tha autoriteteve qe kontrolloni pershtatshmerine e aksionereve te rendesishem te bankave, pronareve fundore perfitues dhe menaxhereve te nivelit te larte.

Por per cfare shqetesohet FMN?
Tashme gjysma e bankave ne Shqiperi jane biznese familjare, nuk jane me pjese e grupeve te njohura bankare. Banka Credins, Abi Bank, Union Bank, Tirana Bank, madje dhe BKT, nuk jane banka me mema, qe kontrollohen nga grupe financiare, por jane biznese individesh. Domethene kam disa para dhe hajde se po bej banke. Madje njeri nga keta lart ka shkuar eshte fshehur ne Delaware per t’i shpetuar taksimit te dyfishte.

Por pse eshte shqetesuese kjo?
Bankat nuk jane biznes si firmat e ndertimit, exchanget apo dyqanet e bukes. Jane biznes specifik, qe nuk mund ta beje kushdo. FMN shqetesohet se prania e shumë bankave me pronësi domethënëse aksionesh nga individë dhe grupe jo- financiare e rrisin riskun e mungesës së kapitalit, te transaksioneve ndërmjet palëve të lidhura, dhe riskun e ekspozimeve të mëdha.

Dhe risqet per sistemin jane rritur. Per shkak edhe te rritjes se shpejte te ndertimit, mpleksjes se bankave me te, madje ndonjehere edhe drejteperdrejte, kjo eshte sfide edhe per stabilitetin financiar.

Eshte e vertete qe Banka e Shqiperise zbaton disa kritere me te shtrenguara per bankat qe nuk jane pjese e grupeve financiare. Si per shembull i kufizon ne shperndarjen e dividentit dhe disa masa te tjera. Madje keta po protestonin per kete pune, kerkonin te ndanin dividente. Gjithsesi kaq mund te mos mjaftoje. Arkitektura e sistemit bankat eshte bere shume me sfiduese se sa ka qene. Ndaj FMN po i bie alarmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.