E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Per kafe turke ne Stamboll….
Publik News

Per kafe turke ne Stamboll….

Meqe e piva, e permbysa njehere. E hodha per fatin e Shqiperise, pasi fallxhoret e Portes se Larte, kam degjuar se e qellojne parashikimim.

– Myzhde, myzhde – therriti gruaja sapo pa filxhanin.
– Per hajer ishallah….
– Keni te parin e fisit ju, nje djale azgan, i gjate sa nje bina…
– Po po e kemi, e kemi marshallah.
– Do ta keni edhe 8 vjet te tjera ne krye.
– Luaj vendit, kerceva une, mezallah.

– Ka rruge per te bere, ja shikoje ketu kete vijen e gjate.
– Ku do te shkoje, se ai rrugeve ngeli?
– Do te bredhe neper Europe, me atlete dhe corape me ngjyra, qe ti mbushe mendjen Europes se ju jeni si ata.
– Po pse me atlete dhe corape te ndryshme, se s’po e zgjidhim dot kete enigme?
– Syri more bir syri! Syri eshte i keq, te permbys ne vend. Gjermanet, danezet, anglezet, suedezet, norvegjezet… te gjithe ca mbarojne me “zet” ne fund, ju kane zet juve. Ata kane sy te bardhe, gri dhe blu, eshte sy i keq shume. Ndaj prijesi juaj vesh atlete e corape me ngjyra, te prese syrin e keq.
– Ku s’na kishte shkuar mendja, vetem ketu jo.

– E shikon kete si zemer ne bythe te filxhanit? Ja,
kjo ketu. Tregon se prijesi juaj ka zemer te madhe. I do njerezit ngado qe jane, pavaresisht fese dhe ngjyres. Do i hape deren kujtdo, siriane, afgane, indiane, bangladeshas, libiane…
– Po shqiptaret ku do te shkojne – shikon dot gje ne filxhan?
– Rruge bir rruge, ja tek eshte kjo vija tjeter ketu. Do te ikni ne Gjermani. Gjermanet jane plakur dhe ju do te shkoni ta rinovoni si popull, ndryshe rraca e paster ariane rrezikon te zhduket.

– Zonje e di ti qe prijesi yne ka bere nje spital turk ne Fier? Po nje lagje turke ne Lac?
– Marshalla, marshalla bir.
– Ai do te beje rruge te medha, do te sjelle uje ne cdo shtepi, do te beje 5 porte dhe shume aeroporte, nga nje per cdo qytet, edhe aty ku ska njerez.
– Ishallah, ishallah bir.
– Dhe, pasi ti beje keto, ne do ta bejme te parin e Botes, kryetar te OKB-se.
– Jo jo bir, tobe estafkurullah.

– Zonje, po me komshinjte si i kemi punet, thuhet gje ne filxhan?
– Mire marshallah, me doren ne qafe jeni me te tere. Vetem me vellane e vogel ju ka hyre dreqi ne bark. Sherr e shamata shikoj vetem.

– Zonje, hidh nje sy te lutem, shikon gje nga opozita?
– Asgje bir, asgje, turbull shume. Akshamllek, akshamllek vetem.

P.s: Dialogu u be pa ndihmen e nje perkthyesi ndaj dhe fjalet turqisht qe jane perdorur, jane bazuar ne shqipen e vjeter te kohes otomane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.