Analisti:Për një karrige vendi rrezikon përplase civile”,
Analisti Agron Gjekmarkja, ndërsa ka komentuar situatën politike ku ndodhet vendi, tha se zgjedhjet pa opozitën, sipas tij e shkatërrojnë sistemin.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj tha se “për një karrige vendi rrezikon përplasje civile”.
Më tej, analisti akuzoi kryeministrin Rama se po vendos diktaturën, duke theksuar se, sipas tij, ai ka grumbulluar çdo gjë që “quhet pushtet në faqe të tokës”.
“Politika është arti i të mundurës dhe jo i të pamundurës, dmth i negocimit. Ajo është shpikur për të rregulluar marrdhëniet e individit me komunitetin dhe të grupeve mes tyre, apo mes vendeve. Kur politika vritet ka lufte! Ne se duam këtë. Pse qenka kaq tragjike të dorëzosh një karrige pushteti? Për një karrige vendi rrezikon përplasjen civile.
Zgjedhjet pa opozitën nuk e ruajnë sistemin por e shkatërrojnë atë, edhe atë pak qe i ka mbetur. Unë kam refuzim estetik ndaj dhunës, po me thoni si mund ta mbrojmë demokracinë? Rama po na propozon diktaturën dhe po e vendos duke grumbulluar çdo gjë që quhet pushtet në faqe të tokës. Ai sundon qeverinë, PS-në, “opozitën e re”, parlamentin, tani do krejt pushtetin lokal, nën thunder ka edhe sistemin e drejtësisë. Me thoni a eshte kjo demokraci? Me gjase korrupsion dhe sundimi e bejne kaq tragjike vendimarrjen per t’ja kursyer shqiperise kete nafake te erret. Rezistenca sherben sot më agume se antiopozitarizmi !!”, tha Gjekmarkaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



