E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përballej në heshtje me sëmundjen e rëndë, Hueyda El Saied mori një vendim për të birin
Publik News

Përballej në heshtje me sëmundjen e rëndë, Hueyda El Saied mori një vendim për të birin

Artistja sudaneze, por dhe me nënshtetësi shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi sot jetë para kohe duke tronditur të gjithë të afërmit, miqtë dhe mbarë publikun shqiptar.

Në fund të vitit të shkuar ajo u martua me partnerin e saj Thierry, i cili u bë ligjërisht dhe babai i vogëlushit.

Në muajin korrik, El Saied, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë njoftoi përmes një fotografie të djalit dhe bashkëshortit se ky i fundit tashmë gëzonte atësinë e të birit.

“Babë e bir… Duart më të bukura në botë për mua. Miqtë e mi, sot kam zemrën plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe unë kam shumë arsye që të mburrem. Ardhja e Gabrielit në jetën time dhe me pas ajo e Thierryt në jetën tone ishin ndër gjërat më të bukura që kisha përjetuar deri më 2017. Por 2021-shin pavarësisht gjithë problemeve që ka sjellë pandemia do të mbetet viti më i bukur për familjen tonë”, ka shkruar ajo asokohe.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.