Përbindëshi që do të ndotë Vlorën
Ky Cikllopi që shikoni këtu do prodhojë energji me naftë në det.
Ku? Në Vlorë.
Ironi e madhe. Pikërisht aty ku një tec ku janë harxhuar mbi 150 000 000 000 lekë rri e fle prej 11 vitesh…
Aty ku ne na duhet të paguajmë kosto mirëmbajtje plot 7 milion euro çdo vit edhe pse nuk marrim pas asnjë kwh energji elektrike.
Aty ku askush nuk është mbajtur përgjegjës pse ka dështuar ai investim.
Pra, vendi me burimet më të mëdha energjitike në rajon për shkak të paaftësisë, keqmenaxhimit dhe pangopësisë në 3 dekada do ta prodhojë energjinë me këtë përbindëshin duke djegur çdo ditë 600 tonë naftë në Gjirin e Vlorës.
Vendi turstik ne.
P.s kush ka ndërmend të më thotë se këto teneqet përdoren dhe në Francë, Gjermani e me radhë të mi kursej.
Adriatik Lapaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



